Ashtu siç pritej, Taulant Balla është zgjedhur kreu i grupit të ri parlamentar pas mbledhjes së PS. Ai mori 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Balla ishte konfirmuar dhe nga kryeministri Rama si kryetar i grupit parlamentar, por në mbledhjen e PS vetëm u konfirmua me votën e deputetëve të rinj.
Ndërkohë Balla ishte dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS, por në këtë detyrë u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.
/Priza.al/