Vrau ish-bashkëshorten, Elton Metaj mbërrin në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

Elton Metaj ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Fierit për tu njohur me masën e sigurisë. Metaj vrau 4 ditë më parë ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj.

Ai do të përballet me akuzën e vrasjes, ndërkohë që do ti nënshtrohet një procesi të riinspektimit mendor.

Metaj akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Prokurore e çështjes do të jetë Eglantina Shehu, ndërsa gjyqtare Olkeda Liçe.

Familjarët e Sabrina Bengaj, kanë deklaruar për mediat, se dyshja sistematikisht kishte probleme dhe se Metaj ushtronte dhunë ndaj saj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *