Zjarri në Elbasan vijon prej tre ditësh, dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm

Prej tre ditësh, në Shushicë të Elbasanit flakët kanë pushtuar vendin. Shuarja e zjarrit nuk është bërë e mundur as pas ndërhyrjeve të zjarrfikësve.

Gjatë ditës së sotme, një mjet zjarrfikës po punon për shuarjen e flakëve së bashku me dy foristrada, 11 zjarrfikës dhe banorët e zonës.

Zjarri i madh përfshiu kodrat e fshatit të Shushicës dy netë më parë dhe mendohet të ketë qenë i qëllimshëm. Nuk ka rrezik për banorët.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *