Çfarë fshihet pas “shkëmbit të çuditshëm”, i cili qëndron mbi një gur prej 11 mijë vjetësh

“Shkëmbi i çuditshëm”, që në finlandisht thuhet Kummakivi ndodhet në pyllin e dendur në pjesën perëndimore të Ruokolahti në Finlandën Juglindore.

Shkëmbi quhet i çuditshëm, sepse për 11 mijë vjet ka sfiduar gravitetin, pasi ai ndodhet i balancuar mbi një gur. Legjenda ka një shpjegim për këtë fenomen, ndërsa shkenca ofron një tjetër.

Sipas legjendës, ky shkëmb u vendos mbi gur nga gjigantët; ndërsa gjeologët ofrojnë një shpjegim shkencor – akullnajat.

Meqenëse ky nuk është shkëmbi i vetëm balancues në botë, shkencëtarët besojnë se akullnajat e lanë atë pasi u tërhoqën para më shumë se 8.000 vjetësh.

Mirëpo, askush nuk e ka shpjeguar ende pse ai nuk ka rënë deri tani.

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *