E rëndë! Po luante në oborrin e gjyshes, 4-vjeçarja në Delvinë pickohet nga gjarpri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku një 4-vjeçare është kafshuar nga gjarpri teksa kishte shkuar në shtëpinë e gjyshes në fshat për të kaluar fundjavën.

E mitura me iniciale E.I ka qenë duke luajtur pranë një peme, në momentin kur është pickuar nga një gjarpër në këmbë.

Fillimisht e mitura është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës. Aty ka marrë ndihmën e parë ndërsa më pas është vendosur që të sillet drejt Tiranës me një helikopter për të marrë një ndihmë më të specializuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *