Banorët e ‘Big Brother VIP’ shpeshherë e ‘ngacmojnë’ njëri-tjetrin në lidhje me diskutime të ndryshme që bëjnë.
Mbrëmjen e djeshme tema e debatit ishte nëse do krijonin një lidhje dashurie me ish të dashurin/ën e mikut/mikes së ngushtë.
Mendimet ishin nga të ndryshmet, por fokusi ishte qëndrimi i Semit, pasi Donaldi me të cilën ajo është tepër e afërt në atë shtëpi, është ish-partneri i Bora Zemanit, njëkohësisht mikesha e ngushtë e Semit.
Përgjigja e Semit ishte e shkurtër dhe tepër e sigurtë.
“Jo, kategorikisht jo. Sidomos nëse është shoqe e ngushtë absolotisht që s’do e bëja kurrë”.
Këngëtarja nuk hoqi dorë nga parimi i saj, edhe pse banorët e “provokuan” disa herë.
/Priza.al/