Ditën e sotme është mbledhur Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku po zhvillohet një dëgjesë me ministren e Arsimit Evis Kushi.
Debati për universitetin e Elbasanit ka ngritur tonet mes deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçit dhe ministres së Arsimit Evis Kushit. Boçi u shpreh se universiteti i Elbasanit është drejt mbylljes pasi nuk ka financim. Kjo deklaratë irritoi Kushin e cila i drejtohet deputetit duke i thënë se si mund të thotë këto fjalë, të cilat sipas saj janë propagandë.
Boçi: Ty të është mbyllur Elbasani, universiteti jot. Se nuk ka financim, cila është paketa financare për të shpëtuar universittin. Ka rënë gongu, kemi humbur sensin, e kupton se çfarë alarmi është. E kupton të humbasë mësimi në Shkodër, Korçë. Jemi në mjerim duket të lëvizim me reformat. Nuk kemi më prodhim mësuesish pas 10 viteve. Ne ngremë zërin merrni ekselentët, mos i lini të zvarriten mësuesit, me të drejtë u kërkua rritja e pagave. E kupton ti të jem pedagog ndërkombëtar dhe të marr 600 euro.
Kushi: Si mundet ju të bëni komente më negative për universitetin e Elbasanit. Si mund ti thoni studentëve të Elbasanit, se universiteti i tyre është i mbaruar, kjo është propaganda më e keqe që ju mund ti bëni qytetit.
Ndër të tjera, Luçiano Boçi i propozoi Evis Kushit që të falë tarifat studentore. Ai tha se nëse propozimi i tij vihet në zbatim, do të jetë stimul për vaksinimin.