Gjykata e Apelit ka lënë në burg ish-drejtorin e Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci. Në gjykatën bashkë me Trocin, mbërritën edhe Bardhyl Gjikaj dhe Spiro Duni.
Troci u prangos pak pasi dha dorëheqjen nga detyra si kreu i Kadastrës, ndërsa akuzohet se së bashku me Bardhyl Gjikën, drejtorin e Drejtorisë së pronave në Qarkun e Vlorës (I arrestuar pasi inskenoi vjedhjen e dy dosjeve të pronave në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë, me qëllim që të fshihnin falsifikimin), dhe specialistin në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumente pronësi nga viti 2019 deri në vitin 2021.
/Priza.al/