Një boksier i ri nga Zimbabve, Taurai Zimunya, ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve të shumta. 24-vjecari mori disa goditje të tmerrshme në kokë në raundin e tretë para se të rrëzohej ndërkohë që gjyqtari nuk ka reaguar, ndonëse dukej qartë se boksieri ishte në gjendje të rëndë.
Taurai Zimunya iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore para se të transferohej në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
/Priza.al/