‘Shoferët të respektojnë sinjalistikën dhe reduktojnë shpejtësinë’/ Apeli i ARRSH-së pas motit të keq në vend

Reshjet e dendura të shiut në të gjithë vendin kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në shumë prej akseve rrugore. ARRSH shkruan se deri në këto momente nuk paraqiten probleme në akset nacionale apo me qarkullimin e mjeteve.

ARRSH ka edhe një apel për përdoruesit e rrugës, të cilët i fton të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, e të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Reagimi i plotë i ARRSH:

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *