Ura e Zogut e shpallur monument kulture e kategorisë së parë ka marrë vëmendjen e organizatës ndërkombëtare “Europa Nostra” organizatë ndërkombëtare, e cila e ka listuar atë në vendin e 12-të si nga asetet më të rrezikuara në Europë.
Organizata “Europa Nostra” dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve shpallën të martën më 14 dhjetor, listën e 12 site-ve më të kërcënuara të trashëgimisë në Europë, mes të cilave është edhe Ura e Zogut.
Aktivistë të shoqërisë civile bëjnë me dije se në kërkesat e tyre është futja e Urës së Zogut në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara, në mënyrë që të marrë edhe vëmendjen dhe investimin e duhur.
Elton Laska avokat dhe aktivist shprehet se nga insititucionet përkatëse nuk kanë marrë asnjë zgjidhje
Ura e Zogut është një nga asetet e trashëgimisë kulturore Shqiptare, e ndërtuar në vitin 1927 e që prej asaj kohe nuk ka patur asnjë ndërhyrje.
/Burimi: TCH/