‘Luftë bravash’ në PD, reagon Sali Berisha: Nuk ka dryn që na pengon!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas situatave të fundit të krijuar në selinë e Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se “nuk ka vulë, bravë apo dryn që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëve”.

Ky reagim vjen pas akuzave nga mbështetësit e Berishës, se kryedemokrati Lulzim Basha ndërroi bravat në selinë blu në kryeqytet, por edhe në disa seli të rretheve.

Kujtojme që një ditë më parë, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD, Evi Kokalari, u përplas verbalisht, por edhe me prekje fizike me Violeta Gecan.

Rreth orës 15:00 të mesditës, kryetarja e Forumit të Gruas, Albana Vokshi, mbërriti dje në selinë blu me pretendimin se do të zhvillonte një mbledhje me gratë e forumit ku pjesë ishte edhe Evi Kokalari. Por teksa shkuan për në zyrë Vokshi tha se derës i kishin ndryshuar bravën, ndërkohë dolën për të gjetur një tjerët sallë që të mblidheshin. Ato kaluan për nga hyrja që të çon në zyrën e kryedemokratit, por nuk u ndalën në zyrën e tij pavarësish se Kokalari vazhdimisht kërkonte zyrën e z. Basha.

Por pasi nuk gjetën zyra as në katin e dytë teksa po zbrisnin gratë që shoqëronin Vokshin u përballën me Violeta Gecan dhe një grua tjetër të quajtur Drita. Fillimisht, teksa Vokshi po dilte së bashku me Kokalarin, Violeta Geca i është drejtuar Kokalarit me fjalë banale, megjithatë në atë moment incidenti u shmang. Por incidenti nuk arriti të shmangej kur Vokshi dhe Kokalari po jepnin për mediat deklaratën.

Teksa Vokshi po fliste, Violeta Geca dhe zonja tjetër po debatonin ashpër me Kokalarin, madje në një moment e prekën me dorë dhe i kërkonin që të jepte llogari se me çfarë parash paguan biletat Amerikë-Shqipëri. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Vokshit për të mos u përfshirë në debat, Kokalari në një moment u përplas fizikisht me Violetën. Pas kësaj u ndërpre deklarata dhe Vokshi së bashku me gratë e tjera u largua.
/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *