Protesta kundër Ballkanit të Hapur të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, është shoqëruar me një incident.
Pasi një grup protestuesish dogjën njërin nga flamurët serbë të varur, një i ri nuk është mjaftuar me kaq.
Ai është ngjitur në një shtyllë ndriçimi për të grisur flamurin serb. Në një moment i riu varet mbi flamur i cili griset dhe ai përfundon me kurriz në tokë.
Nuk dihet nëse ky person ka pësuar dëmtime nga rënia nga lartësia.
/Priza.al/