‘Forconi besimin’!/ Mesazhi i fortë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos për shqiptarët në Vigjilje të Krishtlindjes  

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka shpërndarë ditën e sotme një mesazh urimi për të gjithë besimtarët shqiptarë.

Ai ka thënë se, dhurata më e bukur për të gjithë besimtarët është besimi tek Perëndia i së vërtetës dhe dashurisë.

Ai ka uruar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri me shëndet të plotë dhe ndjesinë e pareshtur të pranisë së Zotit.

“Vëllezër dhe motra, dhurata më e bukur e Krishtlindjes për ne dhe për të tjerët rreth nesh, është të forcojmë besimin se Perëndia i së vërtetës, i dashurisë dhe i fuqisë është bashkë me ne.

Biri dhe Fjala e Mishëruar e Perëndisë le të udhëheqë mendimet dhe veprimet tona, që të përballojmë me qëndresë paqësore problemet e vogla dhe të mëdha të jetës sonë.

Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, me shëndet të palëkundur dhe ndjesinë e pareshtur të pranisë së Tij”,- shkruhet në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *