La letër dhe u hodh/ Policia aksion për nxjerrjen nga humnera të gruas tek “Shpella e Pëllumbave” (EMRI)

Shpresa Hasramaj ka humbur kontaktet me familjen ditët e fundit. Efektivë të specializuar të policisë kanë qenë sot në vendngjarje për të bërë të mundur nxjerrjen nga humnera e shpellës të shtetases së pajetë.

Dyshohet se ajo është hedhur në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave” në rajonin e fshatit Mushqerraj.

Këto dyshime lindën nga fakti se në afërsi të shpellës është gjetur një letër, ku e ndjera thotë se po i jep fund jetës duke u hedhur aty.

Më të marrë njoftimin, në vendngjarje kanë shkuar forcat e MNZH-së me mjetet që disponojnë dhe janë përpjekur të futen në shpellë, por nuk ka qenë e mundur për shkak të thellësisë.

Gjithashtu të pranishëm kanë qenë edhe forcat e policisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *