Dalja e Big Mama-s nga ‘BBV’ pas sherrit me Antonelën, e planifikuar? Zbulohet detaji që po i ‘çmend’ të gjithë

Pas një debati të ashpër me Antonela Berishën, natë e spektaklit të së premtes, Big Mama kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia e “BBV”.

Por veç komenteve të shumta në mediat sociale, që mbështesnin të preferuarën e tyre, një detaj ka ngritur dyshimet se, vendimi i këngëtares për t’u larguar nga “BBV”, ishte i “planifikuar”.

Pa u mbushur 24 orë nga dalja prej “Big Brother VIP”, Big Mama, i është kthyer punës, respektivisht dasmave. Sipas burimeve nga “Prive.al”, ajo është këngëtarja kryesore në dasmën e futbollistit të njohur nga Maqedonia.

Eventi po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e sotme dhe si i tillë, vetëm sa i shton “benzinë zjarrit” se, dalja ka qenë e planifikuar.

Dihet që datat për këngëtarët caktohen javë e madje edhe muaj më herët.

Shkak Antonela, Big Mama braktis Big Brother Albania (VIDEO) - Albeu.com

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *