FOTO/ U ekzekutua në mes të rrugës, ky është 35-vjeçari i vrarë në Peqin!

Personi që shihi në foto është 35-vjeçari Albi Bashaliu i cili i vra mëngjesin e së hënës me armë zjarri në Peqin.

Ky i fundit është vëllai i Leonard Bashaliut, i cili është i dënuar me burg pasi në qershor të këtij viti ka vrarë Albert Xhahysën, për një konflikt të ndodhur 5 vite më parë viktima i kishte gërvishtur makinën. Për këtë arsye, pista kryesore në të cilën po heton policia është se ekzekutimi i 35-vjeçarit është vrasje për hakmarrje.

Autorët kanë djegur makinën e tyre në vendin e ngjarjes dhe janë larguar me shpejtësi me makinën e viktimës.

Vetë viktima Albi Bashaliu ishte arrestuar në vitin 2017, pasi kishte qëlluar me automatik mbi dy persona.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *