‘Të njëjtën njerëz për 30 vite’/ Veliaj për situatën në Rinas: Dje tradhti qe falja e detit, sot është sabotimi i vaksinës

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin ilir Meta se fshihen pas protestës së kontrollorëve ajror të Aeroportit të Rinasit. Ai shkruan se kjo është e njëjta mënyrë se si ka funksionuar kjo dyshe për vite me radhë, e ndërsa thotë se ndëshkimi duhet t’u jepet në 25 prill.

“Dje tradhti qe falja e detit. Sot tradhti është sabotimi i vaksinës në Rinas. Janë të njëjtët njerëz, me të njëjtat mënyra antike. Nuk thonë kot, i mbyturi, te mbyt!  Shqipëria është velur me këta – 30 vite pengesa, bllokime. Le t’i ndëshkojmë me vote ne 25 prill”, shkruan Veliaj.

 

Ditën e sotme, rreth 60 kontrollorë të trafikut ajror kanë deklaruar paaftësi në punë për shkak të uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë. Një gjë e tillë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se kjo është një grevë ilegale dhe do të mbajnë përgjegjësi penale, teksa edhe ajo akuzoi se pas kësaj fshihet ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *