Si të kuptoni nëse keni grip, ftohje apo Covid? Ekspertët japin informacionin e rëndësishëm

A keni dhimbje fyti, rrjedhje hundësh dhe dhimbje muskujsh? Mund të jetë ftohje e rëndomtë, grip ose Covid-19.

Këto tri gjendje kanë simptoma të ngjashme, duke e bërë nganjëherë të vështirë dallimin mes tyre. Shumë infeksione me koronavirus mund të duken si grip ose ftohje. Mënyra më e mirë për ta ditur është testimi, thotë Dr. Sarah Ash Combs nga Spitali Kombëtar i Fëmijëve në ShBA.

“Pa testim, do të thosha se është vërtet e ngatërruar për t’i dalluar tash për tash. Duhet t’i trajtojmë simptomat e ngjashme me ftohjen goxha shumë në kovën e njëjtë” me Covid-in, shtoi ajo.

Drejtori ekzekutiv i Departamentit të Shëndetësisë në Detroit, Dr. Abdul El-Sayed, thotë se shenjat e hershme të ftohjes, grupit dhe Covid-it kanë prirje që të jenë të ngjashme, shkruan CNN, përcjell Gazeta Express.

Edhe Covid-i, edhe gripi shpesh shkaktojnë simptoma si temperatura e lartë, lodhja, dhimbjet në trup, dhimbja e fytit, shkurtimi i frymëmarrjes, vjellja ose diarreja, sipas Qendrave për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në ShBA.

Megjithatë, El-Sayed tha se infeksioni me koronavirus mund të dallohet nga dhimbja e kokës dhe kolla e thatë, që shpesh shkojnë bashkë me të. Humbja e aftësisë për t’i dalluar shijet dhe aromat, që ka qenë shenja më e madhe paralajmëruese e infeksionit, është ende simptomë e mundshme, ndonëse më pak e shfaqur tani, në krahasim me variantet tjera, tha mjeku.

“Për njerëzit që ndiejnë dhimbje serioze në gjoks, sidomos me kollë të thatë që është përkeqësuar me kalimin e kohës, në këtë çast është koha kur vërtet duhet të kërkoni vëmendje mjekësore”, paralajmëroi ai.

Çfarë është kolla e thatë? | Gazeta DITA

7 llojet e kollës dhe sëmundjet që paralajmërojnë | GAZETA SHËNDETI

Kollë edhe nga çrregullimi psikologjik! - Konica.al

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *