Identifikohet studentja shqiptare në Itali e cila humbi jetën ditën e djeshme në një aksident rrugor brenda tunelit të Kalimashit. Edjona Sala ishte pasagjere dhe ka ndërruar jetë nga përplasja e fortë.
Sala udhëtonte në mjetin me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malçi nga Shkopeti, në kohën kur ky i fundit ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain dhe kunatën e tij.
Gjino Malçi së bashku me Mariglen Gjokën dhe Sandra Begën kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekimin në spital.
/Priza.al/