Tensionet në selinë e PD-së/ Pas protestës mbërrin prokurorja Elizabeta Imeraj: Përgjegjësit do të përgjigjen…  

Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj, ka mbërritur në ambientet e selisë së PD-së ku u zhvillua sot protesta e mbështetësve të Sali Berishës.

Në këtë protestë, kemi parë përdorimin e dhunës nga shtetas të ndryshëm, që kanë përdorur leva, çekiçë dhe sende të tjera rrethanore, për të hapur dyert e selisë blu.

Persona nga brenda selisë janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Disa qytetarë kanë mbetur të lënduar.

Imeraj u shpreh se, do të ndiqet çdo situatë dhe se përgjegjësit do të përgjigjen para ligjit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *