Ylli i rrjeteve sociale Sofia Franklyn ka zbuluar një truk të pazakontë që përdor në takimin e parë për të mbajtur vëmendjen e burrit të saj.
Sofia ndau një video në “TikTok” me të cilën shkruante: “Burrat e duan konkurrencën e shëndetshme“.
Në video, ajo shpjegoi trukun e saj që e bën një mashkull të mendojë se ka “opsione” të tjera dhe të jetë pak xheloz.
“Kur shkoj në tualet, paguaj banakierin që të më dërgojë një pije nga një “fans i fshehtë” për ta bërë partnerin tim të mendojë se kam edhe opsione të tjera,” shpjegoi ajo.
Në komente, Sofia pranoi se ky nuk ishte truku i saj i vetëm në takimin e parë – duke shpjeguar se ajo i dërgoi edhe vetes lule në një ose dy raste.
/Priza.al/