Rritja e çmimeve në mënyrë permanente si pasojë e luftës në Ukrainë, ka detyruar qytetarët shqiptarë të mblidhen sërish në protestë para kryeministrisë.
Momentalisht vihet re një pjesëmarrje më e ulët se në protestat e para, nuk dihet nëse do të shtohet me kalimin e minutave.
Çmimet e ushqimeve të shportës dhe po ashtu ato të karburanteve kanë prekur majat, duke e bërë thuajse të papërballueshme jetesën në vend.
Prostuesit kërkojnë që shteti të ndërhyjë duke ulur taksat, por jo vetëm.
Sot Bordi i Transparencës mori vendimin e ri për çmimin e naftës duke e ulur nga 245 lekë/litër në 237 lekë/litër, por kjo nuk ka ndikuar në vazhdimin e protestës. /Priza.al