Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
Alibeaj ka njoftuar se mbledhje do të mbahet ditën e nesërme në orën 9:00 pranë selisë.
Kjo mbledhje do të mbahet para nisjes së seancës plenare, por ende nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha.
Sakaq, pas largimit të Bashës drejtimin e partisë e ka marrë Alibeaj. Si dhe disa ditë më vonë u njoh edhe statuti i Kuvendit të 11 dhjetorit, i thirrur ky i fundit nga Sali Berisha.