I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, me moderator Blendi Fevziu ka qenë i ftuar kryeministri Edi Rama.
Fevzi gjatë intervistës i ka kujtuar Ramës edhe çështjen e burgosjes së ish-ministrit Saimir Tahiri, si pasojë e trafikimit të drogës.
Rama zgjodhi t’i përgjigjet që shumë njerëz e ëndërrojnë që në burg të jetë ai, duke thumbuar kështu në një farë mënyre edhe opozitën, sepse sipas tij burgimi i tij do të ishte e vetmja mënyrë që PD të vijë në pushtet.
Pjesë nga debati:
Gazetari: A e dini që ministri juaj i brendshëm është në burg për kanabizim?
Rama: Po e di. Në të vërtetë ti mendon se atij i është rënë në qafë plotësisht, por nuk je këtu për ta thënë
Gazetari: Sepse duhet të ishte dikush tjetër në vend të tij
Rama: Duhet të isha unë
Gazetari: Këtë e the vetë
Rama: Ëndrra juaj është që të jem unë atje, sepse është e vetmja mënyrë sesi ju mund të ëndërroni që të vini prapë, por nuk do vini.