Aksident me 4 të plagosur në Laç-Mamurras, 2 dërgohen te Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Laç- Mamurras, ku dy automjete janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri.

Nga aksidenti janë plagosur 4 persona, dy prej të cilëve janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Një prej të plagosurve paraqitet në gjendje më kritike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *