Fatjon Hoxha, bashkëjetuesi i viktimës Merushe Hazizi ka qenë i ftuar në studion “Me zemër të hapur”, ku ka nxjerrë në pah detaje të reja rreth krimit në familje.
Fatjoni ka pohuar se Merushja, është vrarë me sfurg nga babai i tij Xhevair Hoxha. Sakaq, tregon se nëna e tij ka qenë e pranishme gjatë momentit kur ka ndodhur ngjarja.
“Merushja nuk e hapte telefonin. Me sfurg e ka masakruar, babai kishte shqyer dyert, ajo kishte qenë duke gatuar në banjo se nuk na linte, ai e ka dëgjuar dhe ishte futur aty. Merushja nuk kishte shenja jete kur e pashë.
Unë nuk renda pas babait, nëna ishte vërdallë, nuk bëri asgjë”, tha ai në studio.